Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot konfirmoi se me siguri është anëtari i parë në Qeveri, i cili ka kuptuar se po përgatitet ikje e të akuzuarit Sasho Mijallkov, në, siç deklaroi ai sot, një takim joformal të premten në mbrëmje me një prokuror publik, kur është informuar se ekzistojnë zëra, madje edhe si muhabete të çarshisë, se është e mundur një gjë e tillë. Mariçiq tha se nuk ndjen kurrfarë përgjegjësie.

“Unë si njeri që po udhëheq një institucion serioz, i bëra me dije prokurorit se duhet të verifikohen zërat, pasi nuk më është kumtuar se kush është burimi i informatave, kjo është ruajtur si informatë, e cila nuk ishte e qasshme për mua, as nuk ma tregoi prokurori, dërgova lutje që të verifikohen ato zëra dhe nëse kanë bazë dhe konfirmohen ato zëra, prokuroria t’i ndërmarrë masat e nevojshme”, deklaroi ministri Mariçiq.

Ai shtoi se mëngjesin e ardhshëm është njoftuar prokurorja Vilma Ruskoska, e cila është paraqitur te ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dhe te prokurori ka filluar procedura.

“Nuk di çka kam mundur të bëjë më shumë se kjo në atë moment. Në të vërtetë, veprimi ka ndodhur të dielën në mbrëmje, prej atëherë nuk ka pasur mjaftë kohë që të ndërmerren të gjitha masat. Ministria e Drejtësisë nuk ka ndër vete as prokurori, as polici që të mund të bëjë diçka, vetëm mund të transmetoj informatë”, tha ministri Mariçiq