Forcat ajrore amerikane kanë publikuar një video nga incidenti që ndodhi mes një aeroplani vëzhgues amerikan dhe atij luftarak rus, ku ky i fundit iu afrua vetëm një metër e gjysmë.

Aeroplani rus i tipit Su-27 ia ka prerë rrugën aeroplanit amerikan EP-3 Aries derisa po fluturonte mbi Detin e Zi, ku në një moment i afrohet vetëm 1.5 metra. Kjo ndërhyrje ka zgjatur për plot 2 orë e 40 minuta, transmeton Telegrafi.

“Këto pamje tregojnë sesi aeroplani rus Su-27 i afrohet aeroplanit tonë EP-3”, ka deklaruar kapiteni i marinës amerikane Bill Ellis.

Sipas tij, fluturimi në një distancë kaq të afërt në një periudhë të gjatë kohore, është mjaft i rrezikshëm.

Marina amerikane ditë më parë ka publikuar një video tjetër nga një kënd tjetër, ku shihet se ai aeroplani rus kalon me shpejtësi të madhe para “hundëve” të aeroplanit amerikan. /Telegrafi/