Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, kohë pas kohe me vranësira mesatare, ndërsa nëpër fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës, shkruan Fol.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -1 deri 3 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 6 deri 14 gradë Celsius. Edhe në Shkup moti do të jetë me diell, me temperaturë maksimale deri 11 gradë Celsius. /Fol/