Marine Le Pen rrezikon deri në tre vjet burg, nën akuzën se shpërndau në Twitter imazhet ‘monstruoze’ të Shtetit Islamik, ku përfshihet edhe prerja e kokës së një gazetari amerikan.

Presidentja e Frontit Kombëtar, parti e ekstremit të djathtë francez, ka mohuar çdo keqbërje, por i duhet të përballet me procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Nanterre, në periferi të Parisit, transmeton Telegrafi.

Pos dënimit me burg, prokurorët mund të kërkojnë edhe një gjobë prej 75 mijë eurosh.

Politikania 49-vjeçare, po akuzohet së bashku me avokatin Gilberd Collard, dikur deputet i parlamentit francez nga radhët a partisë së saj.

Hetimi kriminal kishte filluar në dhjetor të vitit 2015, për ‘shpërndarje të imazheve të padenja’, siç ishte thënë në lëndën e gjykatës në Nanterre.

Bashkëshortët Collard, prindërit e ushtarit amerikan

Në dosjen kundër La Pen, përfshiheshin një varg ankesash, përfshirë edhe atë nga prindërit e ushtarit amerikan James Foley, të vrarë mizorisht nga ISIS.

“Jemi të shqetësuar me imazhet që i ka postuar La Pen, vetëm për qëllime politike. Urojmë që fotografia e djalit tonë, së bashku me dy tjera të jetë larguar” kishin thënë prindërit e Collard.

Këto postime, i kishte bërë që të akuzonte partitë rivale se kishin lidhje me Shtetin Islamik. Në mesin e imazheve që më vonë i largoi nga llogaria, ishin edhe disa viktima të shtypura prej tanku.