Dosja me fakte për marrëdhëniet e presidentit amerikan Tramp me rusët ekziston dhe provat janë të pamohueshme sipas hetuesve amerikanë. Por Shtëpia e Bardhë ka reaguar menjëherë duke thënë se janë lajme të rreme të CNN
Funksionarë të shërbimit të inteligjencës dhe të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar disa informacione kompromentuese për marrëdhëniet e presidentit Donald Tramp me rusët. Por reagimi i Shtëpisë së Bardhë ka qenë i menjëhershëm duke thënë se këto janë vetëm lajme të rreme
Por për herë të parë hetuesit amerikanë janë të bindur se kan ë prova në bazë të disa bisedave të përshkruara në dosjen e krijuar nga një ish agjent për Donald Trump. Lajmi konfirmohet nga CNN, që citon burime dhe konfirmime të funksionarëve të ndryshëm të shërbimit të inteligjencës dhe drejtësisë amerikane. Konfirmimet nuk kanë të bëjën me aspektet pikante të raportit por disa biseda mes qytetarëve të huaj. Biseda që janë kryer në kohën dhe në mënyrën e përshkruar në raport. Kjo i ka dhënë agjentëve të shërbimeve sekrete edhe më shiumë bindje për besueshmërinë e dosjes.
Sipas medias britanike, spiuni që ka fabrikuar dosjen është Kristofer Stil, 52 vjec ish agjent britanik për spiunazhin jashtë vendit, i cili pasi ka punuar për 29 vjet në Moskë, u largua nga ky shërbim për të bashkëpunuar me FBI-në. Në raportin e prezantuar në 10 janarin e kaluar tek ish presidenti Barak Obama dhe tek presidenti Donald Trump, thuhet se qeveria ruse ka marrë informacione personale dhe kompromentuese për Tramo. AGjenti ka mbledhur informacione për Tramp, i ngarkuar nga rivalët republikanë gjatë zgjedhjeve paraprake për emërimin e kandidatit për president një vit më parë. Dosja, prej 35 faqesh në version top sekret, përmban edhe detaje të sikletshme për jetën private të Tramp si përshembull takimi i tij me dy prostituta në një hotel në Moskë. I kontaktuar për një koment nga mediat amerikane, zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë Sin Spajser u shpreh se ishte ende i neveritur nga lajmet e rreme të CNN. Ndërsa ende nuk ka asnjë koment nga FBI, CIA, apo Departamenti amerikan i drejtësisë.