Në qoftë se deri më sot e keni ditur që hudhra përdoret vetëm për mirëqënien e shëndetit, e keni ditur gabim. Hurdhra është një produkt shumë i mirë kozmetik. Veçanërisht për kujdesin dhe rritjen e flokut.

Të dhënat tregojnë  se, hudhra ka rreth 5000 vjet që përdoret, ndërsa në Kinë, përdoret prej 3000 vjetësh në fushën e mjekësisë. Historikisht, hudhra është përdorur në gjithë botën për të shëruar një sere sëmundjesh duke përfshirë hipertensionin, infeksione si dhe helmimet nga kafshimi i gjarpërinjve.

Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale të fuqishme. Lidhjet e sulfurit dhe, konkretisht, substance alisinë, duket se janë përgjegjëse për vetitë e saj.

Hudhra është e njohur si armiku i raporteve sociale, për shkak të aromës së pakëndshme. Por, ajo njëkohësisht është një mike e madhe e mirëqenies sonë, falë të mirave të shumta që përmban. Përveçse rekomandohet në receta të ndryshme gatimi dhe sekrete kulinare, hudhra është një antibiotik i vërtetë natyral, që mund të na japë mjaft të mira dhe përfitime, si ushqyese ashtu edhe mjekësore.

Hudhra është një produkt i  shkëlqyer për rritjen e shpejtë e të shëndetshme të flokëve. Ndihmon në reduktimin e rënies së tyre, përforcon rigjenerimin e folikulave të reja, largon toksinat e dëmshme nga lëkura e kokës si dhe përmirëson pamje e tyre të përgjithshme.

Gjithashtu, ka veti anti-bakteriale e anti-fungale që ndihmojnë në luftimin e zbokthit dhe kruarjeve të kokës. Prania e squfurit në hudhër zvogëlon peshën e zbokthit si dhe pengon rikthimin e tij.

Mënyra më e mirë për zgjatjen e flokëve është shtimi i një thelp hudhre brenda shampos. Por, sigurohni që kombinimi i hudhrës me shampon të mos përsëritet më shumë se dy herë në muaj. Përdorimi i tepërt i përzierjes në fjalë, mund të shkaktojë dehidratim lëkure e flokësh.

Jam e sigurtë që shumë prej jush, po të më kishit përballë, do të më pyesnit: “Po ja hajde dhe e përdorëm hudhrën, aromën e fortë dhe ndjesinë djegëse të saj si do t’i heqim qafe?” Edhe për këtë ka një zgjidhje: Brenda shampos mos harroni të shtoni pakëz mjaltë trumze, në këtë rast ai do të veprojë si një kondicioner natyror për flokët tuaja.