Dhjetëra mijëra njerëz me veshje të bardha dhe me shirita të zi në krah në Karakas, kanë dalë në nder të 20 të vrarëve në protestat kundër presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Marshi protestues është organizuar nga opozita e vendit, ndërsa mbajnë edhe mesazhe kundër presidentit Maduro.

Opozita e vendit, sot u bëri thirrje vendeve të botës, që t’i rishikojnë raportet e tyre me presidentin Maduro, i cili shihet si fajtori kryesor për gjendjen ekonomike të vendit dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut.