Ish-njeriu i parë i Parlamentit Evropian dhe kandidat i Partisë socialdemokrate e Gjermanisë (PSD) për kancelarin gjerman, Martin Shulc vlerësoi se presidenti amerikan Donald Tramp paraqet “kanosje për demokracinë”.

Në një intervistë për gazetën “Shpigel”, Shulc theksoi se me vendimet dhe procedurat e tij Tramp “luan me sigurinë e botës perëndimore”.

“Atë që filloi ta bëjë presidenti amerikan quhet luftë kulturash”, potencoi Shulc.

Ai në intervistë ka kërkuar që kancelarja gjermane Angela Merkel qartë të distancohet nga Administrata amerikane.

“Kancelarja nuk ka të drejtë që këto procedura të papranueshme t’i vëzhgojë heshturazi. Nëse Tramp vazhdon ta rrënojë sistemin tonë të sigurisë, duhet të themi qartë se kjo nuk është politikë e jona”, theksoi Shulc.

Sipas tij, nga fushata zgjedhore në SHBA bota mund të nxjerrë vetëm një leksion, ndërsa ai është se në asnjë rast nuk duhet të udhëheq luftë të tillë parazgjedhore.