Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përfundoi javën e dytë në detyrë dhe u nis për në Florida të premten, kur ai u ribashkua me gruan e tij, Zonja e Parë Melania Trump.
 
Zonja e Parë, ishte në Uashington për fundjavë për inaugurimin e bashkëshortit të saj, por u largua më vonë gjatë asaj fundjave dhe ka mbetur në banesën e çifti në New York për dy javët e fundit.

46-vjeçarja, Melania Trump, kishte të veshur një fustan të kuq për të takuar bashkëshortin e saj.

Zonja e Parë kishte munguar kur presidenti bëri një udhëtim të pa-njoftuar në Delaware për të nderuar eshtrat e një ushtari të Navy Seal, i cili u vra gjatë operacionit të parë të autorizuar nga Presidenti Trump si komandat i përgjithshëm.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, fluturoi me të nga Uashingtoni në Dover Air Force Base ku u takuan me familjen e ushtarit të rënë William “Ryan” Owens.

Melania Trump ka thënë se ajo do të qëndrojë në New York deri në pranverë në mënyrë që djali i tyre 10-vjeçar Barron mund të përfundojë vitin shkollor.