Ish kryeredaktori i Alsat-it dhe tani deputet i LSDM-së, sonte është martuar për së dyti herë me ish kolegen e tij maqedonase Biserën.

Muki është martuar me Bisera Jordanovën e cila është e angazhuar për momentin në Agjencionin për inovacion e me të cilën është në lidhje dashurie tash e shumë vite.

Që të dy kanë kultivuar këtë lidhje dashurie edhe nga koha kur kanë punuar në televizionin Alsat derisa Jordanova ka qenë në pozitën e drejtoreshës gjenerale kurse Muki si drejtor i informacionit.

Ndryshe, Muki ka qenë i martuar dhe nga martesa e parë ka dy vajza.