20 vjet pas përfundimit të luftës, investimi më i madh në infrastrukturë ka qenë asfaltimi i rrugëve.

Përkundër se shumë para janë dhënë për asfalt, ende ka rrugë që nuk janë të asfaltuara, shkruan Indeksonline.

Sipas raportit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për transportin në vitin 2018, 95.4 kilometra janë të pa asfalutara në Kosovë.

Në krahasim me vitin e kaluar, rreth 4 kilometra rrugë janë më shumë të pa asfaltuara.