Ministri i jashtëm gjerman Hajko Mas ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për emrin me Greqinë dhe ka shprehur shpresë se në të ardhmen vendimet që do të jenë lidhur me NATO-n dhe BE-në, do të jenë sinjal i qartë për qytetarët e Maqedonisë, transmeton Medial.mk.

Ai ka shfaqur shpresë se në të ardhmen vendimet që do të jenë lidhur me NATO-n dhe BE-në do të jenë sinjal i qartë për qytetarët e Maqedonisë gjë që vërtetojnë se do të shkohet tutje drejt perspektivës evropiane.

“Nuk duam disa forca tjera të realizojnë planet e tyre në rajonin tuaj. Ne besojmë në perspektivën evropiane që është në interes të rajonit”, ka thënë Mas.