Ministria e Punëve të Brendshme – SPB Shkup në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut ,pasditen e sotme (15.03.2020) kanë mbyllur lokale në pjesën veriore të Shkupit të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. MPB njofton se gjatë ditës së sotme gjithsej janë mbyllur shtatë lokalet.

Masat e fundit të marra nga Qeveria parashohin mbylljen e të gjitha dyqaneve e qendrave tregtare, kazinove, bastoreve, bareve, restoranteve, ndërsa këta të fundit mund të punojnë vetëm nëpërmjet porosive. Mbeten të hapura me oraret e mëparshme vetëm super maketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë.