Për shekuj me radhë femrat japoneze kanë përfituar nga vetitë mrekullibërëse të orizit. Duke qenë se është i pasur me antioksidantë, orizi është një ndër përbërësit kryesor të maskave të fytyrës.

Orizi përmban sasi të mëdha të acidit linoleik dhe skualenës, një antioksidant i fortë, i cili ka aftësinë të stimulojë prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Është një substancë natyrale, e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohshme dhe parandalon krijimin e rrudhave, shkruan Living.

Shumë njerëz nuk e dinë se orizi ka aftësi të rikthejë rininë e lëkurës, veçanërisht të fytyrës, e ta bëjë atë të jetë më e butë dhe më e lëmuar.

Përbërësit:

3 lugë gjelle oriz
1 lugë gjelle qumësht
1 lugë gjelle mjaltë

Zieni orizin. Hiqni mënjanë ujin dhe lëreni të ftohet, kurse orizin grijeni në formë pureje dhe përziejeni me mjaltin e qumështin.

Më pas, masën që përgatitët, vendoseni në fytyrë, lëreni 10 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujin e orizit.

Lëkura juaj do t’ju thotë “Faleminderit!”