Juventus ka eliminuar Monacon në gjysmëfinale, për t’u bërë skuadra e parë që siguron finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Juventus ka mposhtur 2:1 Monacon në Torino, për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4:1, pas fitores në ndeshjen e parë 2:0.

Golat për Juventusin i shënuan Mario Mandzukic në minutën e 33’ dhe Dani Alves në minutën e 44’, ndërsa golin e vetëm për Monacon e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 69’.

Juventus kështu bëhet skuadra e parë që kalon finale dhe pret fituesin e gjysmëfinales së dytë ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit që zhvillohet nesër në Vincente Calderon.