Flokë të gjata dhe të bukura janë dëshira e secilës grua.

Por kjo nuk është një gjë e lehtë për tu arritur, sepse kërkon shumë kohë, durim dhe mund për ta arritur.

Në fakt, rritja e flokëve varet nga shumë faktorë. Disa prej tyre janë shëndeti i përgjitshëm, mënyra e jetesës si dhe pa dyshim faktorët gjenetikë.

Ju mund ta ndihmoni rritjen e flokëve nëse ndiqni një stil të shëndetshëm jetese, një dietë të balancuar dhe pa dyshim me kujdes të duhur të flokëve.

Më poshtë po ju sjellim një recetë natyrale e cila do të rrisë flokët tuaja shumë shpejt dhe madje do të bëjë që ato të jenë të shëndetshme dhe të shkëlqejnë, transmeton Klan Kosova.

Kjo maskë është e përshtatshme për çdo lloj të flokëve, si të drejta, kaçurrela, të valëzuara, si dhe për flokët e dëmtuara dhe të dobëta.

Për më tepër kjo maskë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe nuk ju merr shumë kohë. Madje, edhe përbërësit e maskës jemi të sigurt që të gjithë i keni tashmë në shtëpi.

Përbërësit:

Dy lugë gjelle vaj kastori

1 të verdhë veze

1 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni këtë maskë?

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë. Masazhoni rrënjët e flokëve me këtë përzierje dhe pjesën e mbetur vendoseni në flokë. Mbulojeni kokën me kapele dushi ose qese plastike dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 2-4 orë.

Më pas, shpëlajeni maskën dhe lani flokët me shamponin ose balsamin e zakonshëm.

Për më shumë, shikojeni videon më poshtë. Përsëriteni këtë procedurë 1-2 herë në javë për dy muaj.