Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe me akne, kjo maskë me domate është perfekte për ju.    

Përdorni këtë krem tri herë në javë dhe do të shihni rezultatin e mahnitshëm shumë shpejtë.

Domatja largon qelizat e vdekura nga lëkura ngaqë është e pasur me vitaminë A, C dhe vitaminë K.

Aciditeti i domates ndihmon në reduktimin e akneve, transmeton Indeksonline.

Përbërësit: Një domate të kuqe Një lugë të madhe lëng limoni Një lugë të madhe thjerrëza të kuqe

Preni domaten dhe largoni farat. Pastaj, bluani domaten dhe vendoseni në një enë qelqi. Shtoni thjerrëzat dhe lëngun e limonit dhe përzini të gjithë përbërësit mirë. Pasta tani është e gatshme dhe pasi ta vendosni në fytyrë, masazhoni fytyrën për 2-3 minuta dhe më pas lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta.

Në fund, pastroni fytyrën me ujë të ftohtë./Indeksonline/