Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sot në Bruksel se do t’i paraqiste homologëve të saj të BE-së “synimet” e Londrës në negociatat në lidhje me të ardhmen e shtetasve evropiane që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Brexit.

“Sot do të paraqes disa nga qëllimet e Britanisë së Madhe”, pohoi May në nisje të një samiti të liderëve evropianë në Bruksel, më konkretisht mënyrën sesi Britania e Madhe propozon për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe për t’u siguruar se të drejtat e shtetasve britanikë që jetojnë në Evropë duhet të mbrohen”.