60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac kanë mbërritur pak më parë në Aeroportin e Rinasit.

Për të pritur këtë sasi, në aeroport të pranishëm ishin dy ministrat, ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ai i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Manastirliu theksoi se doza e mbërritur do të shërbejë për grupmoshat të cilat deri më tani kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, ndërsa shtoi, se synohet të ulet fasha e grupmoshave që vaksinohen, duke nisur me punonjësit e transportit publik.

“Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac. Këto janë pjesë të programit të dytë të marrëveshjes që është bërë nga qeveria. Kjo do të përdoret nga personat që kanë marrë vaksinën e parë dhe vaksinimi do të nisë dhe me dozën e dytë. Numri i vaksinimeve deri ditën e djeshme është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës.