Administrata moderne tatimore nuk është vetëm pagesë e tatimeve, të dhënave dhe kontributeve, por edhe vazhdimisht të investohet në uljen e ngarkesës administrative për obliguesit tatimor përmes përmirësimit të shërbimeve tatimore dhe thjeshtësimit të procedurave, përcjell Fol.

Për administratë të tillë tatimore Bashkimi Evropian përmes projekteve e financoi Drejtorinë për të ardhura publike dhe mundësoi përforcim të cilësisë së shërbimeve tatimore në Maqedoni. DAP-i sot në Drejtorinë rajonale Shkup do ta promovojë ndihmën nga BE-ja ku paraqitje të vet do të kenë shefi i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.

Nga DAP-i informojnë se gjatë tre viteve të fundit, shtatë projekte të financuara nga BE-ja, me vlerë të përgjithshme prej 1,5 milionë eurove mundësuan përforcim të cilësisë së shërbimeve tatimore përmes vendosjes së metodave dhe veglave për informim dhe komunikim efektiv, si dhe ndërtim të kapaciteteve të DAP-it për përmirësim të cilësisë së shërbimeve tatimore dhe bashkëpunimit mes obliguesve tatimor dhe Drejtorisë.

Qendra e kontaktit të Drejtorisë së të ardhurave publike është renovuar, janë siguruar mobilie për zyre, si dhe TI sistem i integruar për Qendrën thirrëse dhe pajisje tjetër.

Nga DAP-i theksojnë se janë zhvilluar shërbime shfrytëzuese të orientuara tatimore, është dizajnuar ueb faqja për Qendrën e kontaktit në mënyrë që të ofrohen informata me kohë dhe shërbime të reja onlajn për obliguesit tatimor, si dhe mundësi për t’u caktuar konsultime personale. Gjithashtu, janë furnizuar sportele mobile tatimore, me qëllim që të mundësohet qasje drejt shërbimeve tatimore për qytetarët të cilët jetojnë në rajonet më të largëta. Krahas kësaj, kapacitetet e DAP-it për dërgesë të shërbimeve efikase tatimore janë përmirësuar me anë të mbështetjes, transferit të diturisë dhe zbatimit të praktikave më të mira me ndihmën e Administratës tatimore spanjolle – Agencia Tributaria. /Fol/