Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të Mitko Çavkovit, i ulur në sallën e gjyqit, shkruan Fol.

“Këtë mëngjes, për rolin e tij në të enjten e përgjakshme, janë arrestuar Mitko Çavkov, Goran Angellov, Qosete, aktori Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Krsto Mukoski, ish-drejtor i Fondit Sashe Stefanovski, deputeti Ljuben Arnaudov nga Ohri dhe disa persona tjerë.

Sipas informatave jozyrtare, aktualisht edhe Tarçulovski është ende i pakapshëm për policinë, ndërsa Vasilevski duhet të paraqitjet për pyetje informative, ka shkruar Bogoevski në profilin e tij. /Makfax/ /Fol/