Portali Faktor bën të ditur se në komunë e Çairit, kontejnerët e bërllogut janë të stërmbushur me hedhurina. Banorët nuk kanë se ku t’i hudhin mbeturinat, ndërkaq ende askush nuk ndërmerr masa për pastrimin e tyre.

Pyetja që parashtrohet është se përse askush nuk ndërmerr masa për të bartur hedhurinat. Mosbartja e tyre paraqet rrezik për përhapjen e ndonjë sëmndje ngjitëse.

Pritet reagimi i kryetarit të komunës së Çairit për t’u zgjidhur ky problem që po ndodhë thuajse një javë rjesht.