Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra e cila përdori “ardhmërinë e fëmijëve të saj” për të dhënë një argument pse qeveria e Albin Kurtit nuk bënë të udhëheqë me vendin,” por në formularin për deklarimin e pasurisë për vitin 2017, tregon se ardhmëria e saj dhe fëmijëve të saj nuk mund të rrezikohet aq lehtë madje edhe nga krizat më të mëdha, përpos luftës.

Blerta një gazetare e cila kishte provuar edhe karrierë prej këngëtareje, ka përfunduar Fakultetin e Arteve ku tash edhe është profesoreshë e angazhuar ka një pasuri milionëshe të cilën e ka së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin Sabit Kodra.

Deliu-Kodra ka luksin tua ofrojë fëmijëve të saj atë që shumica e familjeve kosovar nuk e kanë as si buxhet të krejt familjes për një vit.

Sipas statistikave shtetërore në vitin 2016 mbi 30 mijë familje kosovare jetojnë me asistencë sociale.

Këto të dhëna rezultojnë edhe me përqindjen e lartë të fëmijëve që detyrohen të punojnë për shkak të varfërisë.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016, tregojnë se përqindja e fëmijëve të moshës pesë deri në shtatëmbëdhjetë vjeç, të cilët janë të angazhuar në punë, rezulton të jetë 10.7 për qind, ndërkohë që 6.8 për qind e tyre punojnë në kushte të rrezikshme.

Në krahasim me të dhënat shqetësuese, fëmijët e Deliu-Kodrës kanë qysh tash para të gatshme duke ua garantuar një të ardhme të mirë.

Deputetja ka tri llogari kursimesh, dy prej tyre për fëmijët e saj, raporton Insajderi.

Fiks 2 mijë e 340 euro ka në llogarinë për njërin fëmijë dhe afro 1 mijë e 500 euro. Për vete ka publikuar se ka të kursyera afro 1 mijë euro.

Ndonëse në formularin vitit 2017 ajo nuk ka publikuar pasurinë e bashkëshortit të saj, në vitet e kaluara pasuria e tij ishte mbi 1 milion euro.

Kaq është edhe pasuria e Deliu-Kodrës që e ka deklaruar në pronësi të saj. Patundshmëri që ka përfituar nga viti 1999 deri në vitin 2012.

Ka deklaruar makinë në vlerë 20 mijë euro e 10 mijë euro më shumë kushton vetura e bashkëshortit të saj.

21 mijë euro është paga e saj si deputetë ndërsa mbi 2 mijë euro mëditje e 208 euro në muaj si profesoreshë në UP.