Ka më shumë se dy muaj që kur deputetët e ri morën mandatin  dhe ka po aq kohë që ende nuk është kryesuar seancë parlamentare, shkaku i krizës politike në vend. Tërë kjo bëri që deputetët të qëndrojnë në shtëpi por njëkohësisht të marrin pagë edhe pse punë nuk bëjnë.

Nëse një deputet merr rrogë 1000 euro në muaj, ai deri në fund të muajit shkurt ka marrë dy rroga duke siguruar kështu në konton e tij personale 2,000 euro për “papunësinë” e tij. Duhet kujtojmë se rroga e deputetëve sigurohet nga buxheti shtetëror e që deri më sot janë shpenzuar rreth 240,000 euro vetëm për rrogat neto të deputetëve të përbërjes së re parlamentare.

Rroga mesatare e një deputeti në raport me rrogat mesatare të pozitave tjera shtetërore është tri herë më e madhe, ngaqë rrogat mesatare normale në Maqedoni sillet prej 21 deri në 23 mijë denarë.