Sot në rrugët e Tetovës janë vërejtur një numër i madh i tankeve dhe hermelinave të cilët vinin nga Shkupi.

Herlmelinat dhe tanket janë fotografuar në hyrje të Tetovës, dhe qytetari i cili ka dërguar edhe fotografitë në redaksinë e TetovaSot thotë se ishin diku mbi 30 hermelina dhe tanke të ushtrisë së Maqedonisë.

Nga ministria e Mbrotjes nuk ka ndonjë njoftim për lëvizjen e makinerisë ushtarake, por lëvizja e hermelinave dhe tankeve ka shkaktuar shqetësim tek banorët e Tetovës./TetovaSot/