Si rezultat i infektimeve të shkaktuara nga coronavirusi i ri (COVID-19), 380.265 persona në botë kanë humbur jetën, përderisa numri i të infektuarve ka arritur në 6.440.278.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila çdo ditë azhurnon të dhëna mbi pandeminë COVID-19, deri më tani kanë humbur jetën 380.265 persona që testuan pozitiv në COVID-19, ndërsa 2.946.616 pacientë janë shëruar.

Aktualisht, sipas të njëjtit burim, vazhdon trajtimi i 3.114.268 rasteve aktive, nga të cilët 54.207 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Anadolu Agency.

Shtetet më të goditura nga COVID-19 janë SHBA (107.720 të vdekur), Mbretëria e Bashkuar (39.369 të vdekur), Italia (33.530 të vdekur), Brazili (30.486 të vdekur), Franca (28.940 të vdekur) dhe Spanja (27.127 të vdekur).

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.