Institucionet vendore ajrore përgatiten për plotësim të detyrimeve të cilat Maqedonia si dhe vendet e tjera anëtare të Organizatës ndërkombëtare për aviacion civil (IKAO) duhet t’i plotësojnë për zbatimin e Sistemit për ridedikim dhe ulje të karbonit për aviacionin ndërkombëtar KORSIA nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Mbi Maqedoninë brenda një viti ka mbi 300.00 fluturime, ndërsa sasia e emisionit të karbonit prej tyre është pjesë e temave në seminarin treditor, që po mbahet në Shkup në organizim të IKAO dhe Agjencisë për aviacionit civil ajror (AAC).

Mbi 100 përfaqësues nga rajoni ajror nga Evropa në seminar trajnohen si të përgatiten për emisionin e gazrave që duhet t’i dërgojnë deri te organizata botërore. Përgjegjësitë janë më të mëdha për shtetet që kanë kompani ajrore të tyren, që nuk është rasti me Maqedoninë, por edhe krahas asaj AAC dhe Dhënësi i shërbimeve M-NAV duhet të kenë njohuri për paraqitjen e të gjitha emisioneve që ndodhin gjatë aterimeve mbi territorin e Maqedonisë.

Sipas drejtorit të AAC, Goran Jendreoski, formula për vërtetimin e emisionit të karbonit është komplekse duke pasur parasysh se i përfshin fluturaket nga aviacioni civil dhe ushtarak.
Mbi territorin e Maqedonisë në vit ka më shumë se 300.000 fluturime dhe dihet se cilat janë tipet e aeroplaneve. Bëhet fjalë për procedurë në të cilën kompanitë ajrore do të jenë nën sfidë dhe presion të madh, sepse do të duhet të arrijnë target të caktuar që të jepet nga industria dhe me këtë do të duhet të punojnë në përmirësimin e flotave të tyre, të motorëve të tyre për emision të zvogëluar, ndërsa me këtë do të rritet edhe hapësira për hulumtim të të gjithë prodhuesve të fluturakeve dhe motorëve”, deklaroi Jandreoski, duke theksuar se sistemi i ri nuk do të jetë në llogari të udhëtarëve, por të industrive, të cilët janë drejtpërdrejt të kyçur në qarkullimin ajror.

Drejtori i përgjithshëm për transport në Komisionin Evropian, Henrik Hallouej përmendi rëndësinë edhe të vlerës dhe të avantazheve dhe përgjegjësitë nga zhvillimi dhe ndërlidhja me tregun evropian për aviacion civil, pjesë e së cilës është edhe Maqedonia.

“Kemi edhe përgjegjësi të madhe pasi prej disa miliarda udhëtarëve që e kanë shfrytëzuar transportin ajror gjatë vitit të kaluar, 26 për qind janë nga Evropa dhe prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm për sfidat e mjedisit jetësor”, tha Halouej.

Ai theksoi se do të donte të shohë lidhje edhe më të madhe të rajonit, duke theksuar se çmimet e biletave janë ulur për 70 për qind pasi Ballkani Perëndimor u bë pjesë e zonës evropiane për aviacion civil.

Me Vendim të Asamblesë së Përgjithshme të IKAO për sistem për uljen e emisioneve të gazrave të lëshuara, anëtaret shtetërore u obliguan se pas vitit 2020 nuk do të ketë rritje të emisioneve të tilla.
“Me këtë sukses vjen edhe përgjegjësia dhe tani duhet t’ju japim mbështetje vendeve anëtare për çka edhe i trajnojmë”, deklaroi Xhejn Hjull, zëvendës drejtor i Byrosë për mjedis jetësor të IKAO-s.
Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, Maqedonia edhe më tej mbetet partner strategjik në pjesën e krijimit të kushteve për eko zhvillim të qëndrueshëm, duke i respektuar të gjitha rregullat e autoriteteve botërore dhe evropiane të aviacionit. Në këtë drejtim, siç tha, do të jetë edhe krijimi i kushteve për punën e kompanive ajrore me buxhet të ulët për çka do të publikohet thirrje gjatë muajit të ardhshëm. Procedura do të jetë maksimalisht transparente, ndërsa me programin qeveritar për ndihmë shtetërore, fokusi është në fluturimet gjithnjë e më të lira nga Aeroporti i Ohrit.