“Miqtë e djallit”  dorën në zemër, nuk janë të pagabueshëm,ndoshta nuk janë edhe “Patriotë si disa” , por mbi të gjitha nuk janë hajdutë. Andaj, djalli thuan të joshë, ai mundë të rastis që edhe ti joshë  “miqtë e tij” , por përsëri dallojnë nga ata që e JOSHIN VETË DJALLIN. Disa thiren se ata dhe vetëm ata “angazhohen” ,”sakrifikojnë” dhe “luftojnë” për shqiptari, ndërsa “Miqtë e djallit” po bëjn sehirë.  Po miq të dashur, “Miqtë e djallit, dinë të lexojnë dhe se e kanë gjetur në fjalorin e gjuhës shqipe se  SAKRIFICË don të thotë heqje dorë nga të mirat vetjake, nga diçka e nevojshme dhe e shtrenjtë. Pra janë shumë nga ata që dhanë gjënë më të shtrejtë për shqiptarinë dhanë JETËN dhe shumë çka tjetër dhe kjo është për nderim. rrespekt dhe përkulje. Por çka dhanë këta që anatemojnë “Miqtë e djallit” dhe sipas tyre vëllezërit e gjakut ? Mos dhanë shumkatëshet apo i krijuan ata, mos dhanë vilat, mos dhanë eurot, i tretën apo i shtuan ata si volumë leshi ? Mos vallë këta duan tua mbushin mendjen shqiptarëve se sakrificë qenka të vendosish tenda me çaja rusi e me shehir , kur krejt kjo ishte skenarë i ortakëve politik ? Mos vallë këta duan tua mbushin mendjen shqiptarëve se në kulm të natës të “rrahësh” një statujë bronzi të Car Dushanit në mes të Shkupit edhe ate me tokmaka pllastike, se kjo është sakrificë ?! A mos vallë vendosja e Shqiponjës në rrethrotullim qenka sakrificë, kurë shumë shqiponja gjenden të burgosur dhe rezikohen të dënohen përjetësishtë ndërsa ca prej tyre u vranë në fluturim !? Jam shum i sigurt se “Miqtë e djallit” e kanë të qartë se çka janë vlerat, idealet e sakrificat, por gjithashtu plotësisht e kanë të qartë se çka janë denigrime, mashtrime, fyerje dhe hajni ordinere politike .

Qenan Aliu