rsz_qenan Shkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur, Senzibilizimi i opiniont për një protestë gjithsesi ishte i nevojshëm. Ajo ndodhi më 22 prill. Nuk dua të hy në detaje për mënyrën e organizimit dhe kush dhe sa subjekte ishin organizatore të sajë.Ishte një demonstrim i denjë për pakënaqësitë që shprehën pjesëmarësit (qytetarët) në protestë. Madje nuk dua as të hy në ate se kurë ishte e nevojshme që të fillohet me protesta , sidiqoftë datën e përcaktojnë organizatorët dhe ajo është e drejtë demokratike. Zatën , e kemi dëgjuar se protestat janë shtylla e demokracisë. Ajo që dua të vë në spikamë është fakti i egzagjërimit të vlerësimit të protestës së 22 prillit të mbajtur në Shkup, nga ana e organizatorëve. – E para, është apsurde të pohohet se protesta ka etabluar kauzën e shqipatrëve të pazgjidhur në këtë shtet. Po të ishte ashtu atëherë ky popull paska fjetur këto dy dekada e gjysëm. Çështja e pazgjidhur e kauzës në fakt e pabarazisë së shqiptarëve në këtë shtet është e etabluar që moti,por barazia e plotë e statusit të shqiptarëve akoma nuk është aritur; – E dyta, është skandaloze të pohohet se kjo protestë ishte ndër më të mëdhajat ndër këto 25 vite pluralizëm. Madje se kjo protestë paska ndëruar ndonjë lloj imazhi. Kjo është nebulozë. A thua vallë . organizatorëve nuk ju kujtohet se sa për protesta shqipatërët gjatë këtyre dy dekadave kanë patur me qindra herë bile vërtetë të fuqishme. Ata kanë luajtur rolin e vetë. Por dihet gjërat nuk ecin lehtë. Ky regjim. as mund të frikohet e as shembet vetëm me një protestë sado e fuqishme të kishte qenë ajo. Regjimi kërkon trusni me anë të protestave në vazhdimësi. Por shqiptarët të ndarë në protesta ndjehen të hendikepuar. Është e çuditshme se si liderët e partive shqiptare opozitare së bashku me OJQ (ashtu siç ishin ) të mos munden të gjejnë gjuhën e pajtimit për organizimin e një proteste të përbashkët, e cila me plotkuptimin e fjalës do të ishte e fuqishme bile edhe me një dinamik edhe më të theksuar . Regjimi donë trysni, kjo është detyrë dhe obligim politik e kombëtarë i opozitës, për ta mposhtur këtë të keqe. Për fat të keqë, arita në konkludimin se si duket këta liderë opozitarë vuajnë nga disa diagnoza politike edhe ate ; – Zijadin Sela vuan nga mendjemadhësia politike ;- Gëzim Ostreni nga preputentizmi politik;- Bilal Kasami nga bajraktarizmi politik;- Vesel Memedi nga naiviteti e Faton Aliti vuan nga heshtja. E vetmja terapi politike për ta shëruar këtë diagnostifikim, është që këta të ulen së bashku për të biseduar për pikat që i bashkojnë. Këta edhe më tutje do të mendojnë ndryshe për shumë gjëra por të mendojnë njësoj për ate që i bashkon. Ju mund të keni koncept të veprimit edhe shtetformësinë edhe federalizimin edhe ridefinimin madje edhe binacionalitetin në këtë vendë, por rrugën për tu aritur deri tek këto askush nuk e ka publikuar. Lider të dashur,një pjesë e kombit nuk mund për të njëjtën kohë të angazhohet për disa koncepte politike për barazinë e tijë në këtë shtetë. Ju mund të dalloni për rrugën se si do të arihet deri te barazia , ndërsa koncepti duhet të jetë i unifikuar. Shqiptarët , jam i mendimit se nuk do të mund të mashtrohen më pas retorikave boshe dhe stereotipe të politikanëve. Opozita shqiptare kurdo që të mbahen zgjedhje kredibile në këtë vendë fitoren do ta ketë të garantuar po që se ajo e bashkuar lidhë kontratën me popullin me sintagmën ;-Po që na jepni bekimin tuaj me votën e lirë ne nuk do të marim pjesë në pushtetin egzekutiv nëse paraprakisht establishmenti fitues në bllokun maqedonas nuk firmosën marëveshjen për barazinë e plotë të shqiptarëve-.. Pra, kjo është e mundur !