Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë do të mbahet më 2 dhjetor. Lajmi është bërë publik nga mediat në Shkup, të cilat i referohen zyrës së shtypit të Kryeministrit, Zoran Zaev.

Ky i fundit priti disa ditë më parë ne Shkup homologun shqiptar, Edi Rama dhe pas këtij takimi u tha se dy krerët e qeverive kishin rënë dakord për zhvillimin e një mbledhjeje të përbashkët të ekzekutivëve që drejtojnë.

Deri më tani, qeveria e Shqipërisë ka zhvilluar mbledhje të përbashkët vetëm me qeverinë e Kosovës./Fol/