Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje komisionet për kulturë dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Para Komisionit për kulturë është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kulturë, në procedurë të shkurtuar – lexim i dytë.

Anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do t’i shqyrtojnë propozim-vendimet për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për themelim të grupeve të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera.

Në rend dite të këtij Komisioni është edhe propozim-vendimi për shkarkimin nga funksioni të zëvendës sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.