Partia social-demokrate sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë qendrore, ku pritjet e pjesës më të madhe të anëtarësisë janë që kryetari i partisë dhe kryeministër i vendit, Zoran Zaev të informojë në lidhje me rikonstrumin e Qeverisë, negociatat me Lëvizjen Besa, por edhe për kontestin e emrit, gjegjësisht rrjedhën e negociatave me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por gjasat për detaje në lidhje me këto çështje janë të ulta dhe pritet që temë kryesore e mbledhjes të jetë raporti financiar i partisë për vitin e kaluar, i cili sipas procedurave statutore duhet të miratohet edhe nga Kryesia qendrore e partisë.