Opinioni publik nesër do të mund të shohë gjithë xhirimin e siguruar për masat hetimore nga policia ku shihet se si tashmë kryeministri Zoran Zaev (atëherë në cilësinë e kryetarit të komunës së Strumicës) kërkon para nga biznesmeni Ivan Nikolov, transmeton Zhurnal.mk

Gjykata në seancën e fundit lejoi që xhirimi të bëhet publik në opinion.

Kryetari i LSDM dhe kryeministri i vendit Zaev është i akuzuar për mitmarrje në shumë prej 160 mijë euro nga një biznesmen nga Strumica.