Messi është golashënuesi më i mirë në të gjitha garat, jo vetëm në garën për “Këpucën e Artë”.
Lionel Messi është golashënuesit më i mirë në Evropë sa i përket golave të realizuar në të gjitha garat, me 44 finalizime, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon e Mohamed Salahun.

Ronaldo, që nuk luajti mbrëmë kundër Sevillas për shkak dëmtimi, është në pozitën e dytë me 43 gola, aq sa anësori i Lioverpoolit, shkruan Gazeta Express.

Golashënuesit më të mirë për sezonin 2017/18:
1. Lionel Messi: 44 gola (52 ndeshje).
2. Cristiano Ronaldo: 43 gola (41 ndeshje).
3. Mohamed Salah: 43 gola (47 ndeshje).
4. Ciro Immobile: 41 gola (46 ndeshje).
5. Robert Lewandowski: 39 gola (44 ndeshje).