Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e Këngës Magjike në Pallatin e Kongreseve. Mes këngëtarëve të kualifikuar për këtë mbrëmje, pjesëmarrës ishin edhe 8 artistë të rinj, 4 prej të cilëve do të vijojnë garën edhe në mbrëmjen finale të së shtunës.

Juria e të rinjve, e përbërë nga Juliana Pasha, Olti Curri, Venera Lumani, Dj Sardi dhe Uliks Krajka, mes 8 këngëtarëve të rinj, ka votuar vetëm 4: Markel, Mishela Rrapo, David dhe Florian Nazifi fituan këtë mbrëmje statusin e këngëtarëve “Big”, duke u bërë kështu edhe pjesë e votimit. Ata do të votojnë dhe do të votohen nga këngëtarët e tjerë pjesëmarrës të këtij kompeticioni për të zgjedhur në fund të natës finale edhe fituesin e çmimit të parë të Këngës Magjike.

fba19d96afe4d91ee293623cde7fc636