Pika kufitare në Kakavijë do të mbyllet për 24 orë nga dita e nesërme.

Autoritetet e Policisë greke i kanë dërguar një njoftim zyrtar Policisë Kufitare se, në datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor, pika kufitare në Kakavijë dp jetë e mbyllur.

Sipas njoftimit, shkak për ndërprerjen e punës në Kakavijë nuk është pandemia e koronavirusit, por një grevë që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

Gjatë këtyre 24 orëve nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke.

Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh