Qarkullimi në bulevardin “Ilinden” në shtrirje nga udhëkryqet me bulevardet “Goce Delçev” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” nga ora 18:00 sonte deri në orën 08:00 të hënën do të jetë në ndërprerje nga të dyja anët.

Siç njoftojnë nga MPB-ja qarkullimi para Qeverisë së RM-së, do të jetë në ndërprerje për shkak të tubimit parazgjedhor, ndërsa do të zhvillohet në të djathtë nëpër bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në bulevardin “Goce Delçev” dhe në të majtë në bulevardin “VMRO”.