Shkruan :Abdulla Mehmeti

(Me theks të veçantë për Komunën e Tetovës, aktualisht si komunë kryesore e shqiptarëve në Maqedoni dhe qendër politike, arsimore, kulturore e tyre…)
Do të ishte në interes të qytetarëve, të organizohet një debat i gjerë publik, me të gjithë kandidatët për kryetar të ardhshëm të kësaj komune, me pjesëmarrje të qytetarëve (sidomos të disa ekspertëve) dhe mediave, me temën e vetme: Cili është programi, parashikimet, garancitë dhe dinamika, sipas tyre, për shlyerjen e borxhit publik të Komunës së Tetovës, në shumë mbi 12 milonë euro (ka të dhëna se ky borxh është shumë më i lartë).
Qytetarët duhet ta dinë si erdhi deri tek ky borxh, për investime kapitale në interes të tyre (me dëshmi), apo nga vjedhjet e vazhdueshme të drejtuesve dhe subjekteve politike që kanë qeverisur me këtë komunë deri më sot?
Mungesa e kësaj përgjigje, kësaj transparence, këtij programi për shlyerjen e borxhit marramendës të kësaj komune, i bën fare të parëndësishme programet dhe premtimet tjera të secilit kandidat të ardhshëm për kryetar të Komunës së Tetovës!
(7.10.2017)