Haraçina… një vend i qetë dhe i urtë në shikim të parë… Por nuk ishte kështu në vitin 2001. Pasojat e luftës vëreheshin gjithandej. Një shoqëri e ndarë në dysh, dhe e lodhur ekonomikisht.

Edhe pse lufta shkaktoi dëme të mëdha materiale, lodhi Haraçinasit ekonomikisht, por prap patriotizmi atyre nuk iu lëkund!

Haraçina, vend i rezistencës në vitin 2001. Mirëpo çfarë po ndodhë tani ? Pse pas 15 viteve këta banorë po votojnë një parti jo-shqiptare? Cilat janë arsyet? Për herë të parë në histori, një parti Maqedonase fitoi bindshëm të gjitha partitë shqiptare bashkë, në Haraçinë.

Kryeministri i tanishëm premtoi shumë për haraçinasit, dhe për këtë u shpërblye me vota nga qytetarët e haraçinës, por si do ua kthej tani Zoran Zaev besimin që ia dhanë qytetarët e kësaj komune.

Çfarë nëse Kryeministri Zaev nuk nxjerrë kandidat shqiptar për Haraçinën në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, a do të zhgënjeheshin mbi 2300 votues që i dhanë besimin Kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev?

Kohë më parë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, nënkryetari i kësaj partie Muhamet Zeqiri ka mohuar lajmin se LSDM tanimë edhe zyrtarisht ka propozuar kandidat për kryetar komune në Haraçinë.

Zekiri tha se në kryesinë qendrore ende nuk është diskutuar për ndonjë kandidat shqiptar nga rradhët e LSDM-së për në Haraçinë.

Por nëse vërtetë LSDM nuk nxjerrë kandidat shqiptar, me çfarë do të shpërblehen këta 2300 votues që i dhanë besim partisë së Zaevit.

Për këtë Zaev duhet të jep përgjigje duke i mbajtur premtimet e dhëna para haraçinasve, gjegjësisht të ndërtoj rrugë, ta përmirëson infrastrukturën e kësaj komune, të zgjedhë problemin me ujë të pijshëm si dhe shumë probleme të tjera të kahmotshme të qytetarëve që jetojnë në Haraçinë.