Udhëheqësia e BDI-së, si partnere e VMRO-DPMNE-së, është pajtuar me blerjen e Mercedesit 600 mijë eurosh, i cili në opinion po njihet si “Mercedesi i Gruevskit”, kanë thënë burime partiake, transmeton Gazeta Lajm. “Ky Mercedes duhet të quhet Mercedesi i Gruevskit dhe Ahmetit”, kanë thënë burime partiake.

Përfaqësuesit e BDI-së janë vozitur me këtë Mercedes, kur kanë udhëtuar në takime sekrete në selinë e VMRO-DPMNE-së, ku kanë arritur përmes tuneleve të fshehta nëntokësore. Meqë Mercedesi posedon sistem të posaçëm për pengimin e përgjimeve, supozohet se kanë shpresuar që ato takime të realizohen fshehtaz faktorit ndërkombëtar, por kot.

“Me këtë Mercedes është vozitur një përfaqësues i BDI-së i cili është mik me Nikolla Gruevskin, një tjetër që është mik me Mijallkovin. Personi i tretë nga radhët e BDI-së, që ka pasur ‘nderin’ të vozitet me këtë Mercedes është personi për të cilin thuhet se është skenarist i ngjarjeve në Kalanë e Shkupit”, thonë burime partiake.