Ministria e shëndetësisë e nisi procesin e ndryshimit të Ligjit për ndërprerjen e shtatzanisë.

Pas konsultimeve disa mujore me përfaqësuesit e organizatave qytetare, në tërësi inkluzive dhe hapur i pranuam vërejtjet e të gjitha palëve të përfshira, si dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vullneti i gruas do të jetë në rend të parë. Me ndryshimet e Ligjit ndërpritet këshillimi i obliguar dhe pritja prej tre ditësh, si dhe formimi i obliguar i Komisionit deri në javën e 22 të shtatzanisë.

Në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik të Rregulloreve të Republikës së Maqedonisë është vendosur njoftimi për nisjen e procesit të përgatitjes së Propozim Ligjit për ndërprerjen e shtatzanisë.

Praktika e zbatimit të Ligjit aktual për ndërprerjen e shtatzanisë tregoi probleme me procedurat aktuale administrative/barriera me çka kufizohet qasja dhe zbatimi i procedurës së një abortusi të sigurt dhe realizimi i të drejtës për abortua të sigurt.

Në mënyrë shtesë, Komiteti i të drejtave të njeriut dhe Komiteti i të drejtave kulturore dhe sociale të OKB-së kanë shprehur shqetësimin në raport me kushtet e vendosura në Ligjin për ndërprerjen e shtatzanisë nga viti 2013 me çka mund që në mënyrë kumulative të kufizohet qasja deri te abortusi legal.

Me ndryshimin e Ligjit do të ndërpriten edhe procedurat aktuale administrative/barrierat për zbatimin e procedurës për abortua të sigurt. Gruas do t`i jepen informacionet e plota dhe të sakta në lidhje me mënyrën e zbatimit të intervenimit.

Vendimi për ndërprerjen e shtatzanisë mund të merret nga pacientja në mënyrë të ndërgjegjshme pa detyrim nga cili do qoftë, si dhe t`i jepet përkrahje pacientes, pa gjykim ose akuzë nga ana e punëtorëve shëndetësor. Në mënyrë shtesë do të ulen edhe dënimet në lidhje me shkeljet.

Me këtë ndryshim ligjor do të realizohet e drejta e gruas për një abortus të sigurt.