Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë një djalë të guximshëm që varet nga njëra anë e një kulle prej rreth 370 metrash lartësi.
Sipas mediave, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Alex Nomernoy, 19 vjeç, i cili ngjitet në një kullë të madhe operative në Rusi pa pajisje sigurie, duke u ngjitur dhjetëra shkallëve të kullës, gjatë ekspeditës së tmerrshme.
Dhe, siç edhe mund të shihet në pamje, ai nuk humb kohë për të festuar ngjitjen e tij të pabesueshme kur arrin në majë.
Alex, i cili vazhdimisht ngjitet me struktura dhe ndërtesa të larta, kapi pamjet mahnitëse në kamerën e tij GoPro.
“Kulla është e siguruar shumë, prandaj duhej të shkoja herët në mëngjes kur rojet e sigurisë nuk po i shihnin kamerat”, tha ai.
“Është gati 370 metra e lartë por për fat të mirë unë nuk kam frikë nga lartësitë kështu që ngjitja nuk ishte shumë e frikshme: E vetmja gjë që për të cilën isha i shqetësuar ishte era e ftohtë që frynte”, ka thënë ai. /Telegrafi/