Në protestën e sotme para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Shkup, rreth pesëdhjetë qytetarë kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit. Protesta që ka filluar rreth orës 12 e kanë organizuar një grup qytetarësh të brengosur për çështjen e ndotjes përtej kufirit të lejuar, edhe përkundër thirrjes për pjesëmarrje masive nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, kjo gjë nuk ndodhi.

“Qeveria aktuale njëlloj si ajo paraprake nuk interesohen për këtë çështje”, tha Rasho Radullov, njëri nga organizuesit e protestës, i cili poashtu konstatoi se në protestvn e sotme ka pasur më shumë gazetarët të pranishëm se sa qytetarë. Për furrën e mbeturinave mjekësore në deponinë ‘Drislla’, të cilën qeveria e Britanisë në vitin 2000 ia dhuroi kësaj deponie. Radullov tha se qytetarët shumë vonë kanë kuptuar për këtë çështje. Ai poashtu theksoi se transporti publik falas është vetëm një rekomandim , e jo masë e vërtetë kundër ndotjes.