Në Maqedoni, 1.503.000 njerëz ose 72.2 për qind e popullsisë përdorin internetin dhe miliona janë të lidhur në rrjetin social Facebook, sipas faqes së internetit të specializuar statistikore “Internet World State”,përrcje Fol.

Nga vendet e rajonit, më shumë se maqedonasit përdorin internetin në Slloveni (75.5%) dhe në Kroaci (74.4%). Pas Maqedonisë renditen Mali i Zi (69.9 përqind), BiH (69.3), Greqia (69.1), Serbia (67.1), Shqipëria (66.4) dhe Bullgaria (59.8 përqind).

Në Evropë, internetin e përdorin 659.6 milionë njerëz ndërsa Facebookun 343.2 milionë. Rrjeti global on-line përdoret kryesisht në Islandë dhe Norvegji, pothuajse 100 për qind e banorëve,ndërsa numri më i ulët i përdoruesve të internetit është në Ukrainë , 52.5 për qind.

Sipas Intert world state janë 3.88 miliardë përdorues të internetit në botë, ose 51.7 përqind e popullsisë së botës dhe 1.7 miliardë njerëz kanë profile në Facebook./Fol.mk