Në Maqedoni nën ndikimin e ajrit të lagësht dhe të ftohtë do të mbizotërojë kohë me vransira dhe me shi ,të cilat në disa vende do të jenë (mbi 30 l / m2), sidomos në pjesët lindore dhe juglindore të vendit, ku do të shoqërohen me stuhi,përrcjel Fol.

Gjatë ditës, do të fryjë erë e fortë e moderuar nga jugu dhe në fund të ditës, ajo do të ndryshojë drejtimin në veri.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 7 deri në 12 dhe temperatura ditore nga 13 në 18 gradë.Në Shkup ajo do të jetë e ndryshueshme me reshje të kohë pas kohshme me intensitet të ndryshueshëm, të ndjekura nga stuhia. Temperatura do të jetë nga tetë deri në 17 gradë.

Reshjet do të vazhdojnë të martën, por me intensite më të vogël, në pjesët veriperëndimore malore do të ketë borë.

Të martën dhe të mërkurën, do të fryjë erë e fortë veriore që dp të shkaktojë rënie të konsiderueshme të temperaturave të ditës.

Nga mesi i ditës së mërkurë do të ketë një rënie graduale , dhe nga e enjtja rritje në temperaturën e ditës./Fol.mk