Çmimet e shërbimeve hotelerike në dhjetor të vitit 2017, në krahasim me nëntorin e vitit 2017, janë rritur për 0,2 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Krahasuar shërbimet në grupe, rritje është shënuar në grupin Ushqim për 0,2 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në dhjetor të vitit 2017, në krahasim me muajin e njëjtë nga vitit paraprak, është rritur për 0,9 për qind, ndërsa indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotilerike gjatë tërë vitit është rritur për 0,8 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2016 është rritur për 0,6 për qind.