Në vijim sesi e përshkruajnë fitoren e sotshme të Shqipërisë kundrejt Rumanisë (1:0), mediat e huaja.

Armando Sadiku shënon për fitore historike, shkruan media më e madhe zvicerane blick.ch. Të rinjtë e Evropianit tani shpresojnë për çerekfinalen.

Fitore senzacionale, shkruan mgazina më e madhe e Europës, Der Spiegel. Shqipëria fiton, Rumania fluturon drejt shtëpisë. Në vijim Der Spiegel shkruan se Migjen Basha kishte fat që nuk u ndëshkua me karton të kuq me ndërhyrjen ndaj Ovidiu Hoban, ndërsa është interesante që trajneri Gianni de Biaasi nuk filloi me Lorik Canën si titullar.

Shqipëria fiton kundrejt favoritëve të lehtë rumunë. Deri në minutën e 23 kishte një dominacë rumune, por më pas morrën terren shqiptarët. Gabimi i portierit i dha fitoren historike Shqipërisë, shkruan bild.de.

Sadiku pushton një komb të tërë, shkruan 20min.ch.

Sulmuesi shqiptar bën historinë dhe ju dhuron një natë emocionale të gjithë shqiptarëve, shkruan Daily Mail. Fitorja e parë e Shqipërisë në KE u jep shpresë për një kualifikim në çerekfinale.

Sido që të jetë, kjo natë është një festë e madhe e futbollit shqiptar.