Maqedonia e Veriut: Partia qeveritare e Zaevit fituese në zgjedhjet parlamentare”; Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev fitues i zgjedhjeve parlamentare; “Zgjedhje në Shkup: Zoran Zaev fitues me dallim të vogël”; “Epërsi e vogël për partinë e Zaevit”, janë vetëm një pjesë e titujve në mediumet greke, në tekstet e publikuara gjatë natës dhe herët në mëngjes, ndërsa të përkushtuara për zgjedhjet te ne.

Mediat greke, theksin e vendosin në betejën e ngushtë midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, në jehonën, për të cilën komentojnë se është e vogël, por megjithatë solide në periudhën e epidemisë, i transmetojnë deklaratat e Zoran Zaevit, ndërsa e përmendin edhe problemin me faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.