Presidenti i ri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi është duke pritur zgjedhjet në Kosovë dhe e ka përnjëmend të lëvizë politikisht kundruall realitetit në Kosovë. Kështu bëjnë të ditura mediat serbe në analizat e tyre të së shtunës, raporton Gazeta Blic.

Kështu mediat serbe raportojnë që Vuçiqi ka thënë se Dialogu për Kosovën dhe ndërrimin e Kushtetutës “duhet të marrë tre, gjashtë ose më shumë muaj”. Kështu mediat serbe thonë që Ndryshimet e kushtetutës në Serbi ka kohë që janë hapur si temë dhe kjo varet nga vullneti politik në Beograd.

Sipas mediave serbe Vuçiqi pos që pret rezultatet zgjedhore në Kosovë ai e ka ndërmend që për këtë temë të bisedojë me partitë politike, përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile ….

“Le të ulemi për të biseduar, në qoftë se ne mund të flasim. Në qoftë se ne mund të bëjë një marrëveshje, ne kemi bërë diçka për vendin tonë.”, ka thënë Vuçiqi.

Mediat serbe thonë se Kushtetuta mund të ndryshohet sidomos në pjesën që i referohet Kosovës dhe presioni nga Brukseli e Berlini pret ndarjen e sistemit gjyqësor nga çdo degë tjetër të qeverisë.

Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës mund të paraqitet nga të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve, Presidenti i Republikës, Qeveria ose së paku 150.000 zgjedhës.

Për ndryshimin e Kushtetutës duhet të merret vendim nga Asambleja Kombëtare. Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës miratohet me një shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Brukseli dhe sidomos Berlini kanë bërë presion ndaj Serbisë dhe sidomos Vuçiqit që ta ndërrojë kushtetutën kur Kosova është në pyetje por edhe për ndarjen e gjyqësorit nga politika si dhe të drejtën e serbëve për të votuar për organe të BE-së.