Mediat serbe kanë shkruar për tifozët e Përfaqësueses së Kosovës “Dardanët”, transmeton IndeksOnline.

“Kurir.rs”, ka një shkrim në ballinën e sportit, që iu kushtohet tifozëve kosovar, ndonëse këta të fundit kanë provokuar sërish popullin serb.

“Përkrahësit e Kosovës erdhën në Zagreb për ta parë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, të dehur duke ecur në rrugë dhe duke mbajtur flamurin e Shqipërisë së Madhe”, shkruhet në fillim të tekstit.

Ishte e vërtetë që tifozët kosovar shpalosën rrugëve flamurin e famshëm, dhe kërkuan liri për Ballist Morinën, por kjo nuk quhet provokim./IndeksOnline/

“Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa